Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 34 talibanë


Forcat e NATO-s dhe policia afgane kanë vrarë deri në 34 militantë të dyshuar të talibanëve në provincën Paktika në jug-lindje të Afganistanit.

Zyrtarët rajonal në Afganistan thonë se forcat e sigurisë ishin informuar për një tubim të talibanëve në këtë zonë dhe pastaj zbatuan një sulm tokësor i cili pasoi më një sulm nga ajri. Njoftohet se nuk ka pas lëndime në mesin e policëve dhe të civilëve dhe se vetëm një ushtar i NATO-s është lënduar.

Një zyrtarë i NATO-s në jug-lindje të Afganistanit konfirmoi operacionin, por tha se numri i rebelëve të vrarë është 27.
XS
SM
MD
LG