Ndërlidhjet

Rusi: Anija granaton fshatin gabimisht


Zyrtarë të ushtrisë ruse thanë se një anije anti-nëndetëse e Rusisë rastësisht ka granatuar një fshat jo larg Shën Petersburgut.

Prokurori rajonal i ushtrisë, Igor Lebedev tha se anija po zhvillonte stërvitje në qitje të enjten, kur disa predha e kanë goditur fshatin Pecoçnoje, në rrethin Viborg.

Njoftohet se nuk ka pasur të lënduar. Zyrtarët e mbrojtjes janë duke e hetuar incidentin.
XS
SM
MD
LG