Ndërlidhjet

Uashingtoni demanton akuzat e Teheranit


Disa zyrtarë të Iranit kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë angazhuar njerëz që qëndrojn prapa sulmit me bombë ndaj një xhamie në qytetin Zehedan në
Iranin juglindor, në të cilin të enjten u vranë rreth 20, ndërsa u plagosën rreth 120 veta.
Akuzat janë hedhur posht nga ndihmësi i zëdhënësit të Stejt Departamentit Xhon Saliven i cili i ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asgjë me sulmin me bombë në Zehedan:
“Fillimisht dënojm këtë sulm terorist në formën më të ashpër. Por, ne gjithashtu demantojm akuzat. Shtetet e Bashkuara nuk sponzorojn asnjë form të terorizmit”, ka thënë Xhon Saliven.
XS
SM
MD
LG