Ndërlidhjet

Papa viziton Çekinë në shtator


Papa Benedikti XVI do ta vizitojë Republikën e Çekisë prej 26 deri 28 shtator.

Zyra për shtyp në Vatikan tha se vizita bëhet me ftesë të presidentit Vaclav Klaus dhe peshkopëve katolikë çekë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Benediktit XVI në Çeki.

Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali II, e vizitoi Çekosllovakinë e atëhershme në vitin 1990, menjëherë pas rënies së komunizmit, ndërsa Çekinë e vizitoi edhe në vitet 1995 dhe 1997.
XS
SM
MD
LG