Ndërlidhjet

G8: Bashkëpunim për të luftuar terrorizmin


Ministrat e Jashtëm G8, grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës, kanë bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe terorrizmit në botë.

Në takimin në Romë, ministrat vunë në pah se “përkundër përpjekjeve dhe sukseseve të bashkësisë ndërkombëtare” në luftën kundër terrorizmit, ai “edhe më tej është një nga kërcënimet më serioze për sigurinë ndërkombëtare”.

Në grupin G8 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania, Japonia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG