Ndërlidhjet

Pakistan: Luftime të reja me talibanët


Gjatë natës, në afërsi të kufirit me Afganistanin, janë zhvilluar luftime të reja ndërmjet trupave pakistaneze dhe militantëve talibanë, derisa armata ka njoftuar për sukses kundër kryengritësve në Luginën Swat.

Zyrtarët kanë thënë se së paku 40 militantë dhe katër ushtarë janë vrarë në luftimet tetëorëshe, në rajonin Vaziristani Jugor.

Nuk ka konfirmim të pavarur të numrit të të vrarëve.

Njëherësh, sekretari i mbrojtjes i Pakistanit, Sajed Athar Ali, tha se operacioni ushtarak në Swat mund të përfundojë gjatë dy ose tri ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG