Ndërlidhjet

Irak: Trupat britanike e mbrojnë naftën


Iraku dhe Britania kanë arritur një marrëveshje, me të cilën trupave britanike u lejohet qëndrimi në këtë vend, për të ndihmuar forcat detare të mbrojnë platformat e naftës, përtej datës së përcaktuar për tërheqje, për të cilën palët ishin marrë vesh.

Prania e Britanisë në Irak filloi në vitin 2003 si mbështetje për invadimin amerikan, por ishte paraparë të përfundojë në fund të qershorit, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkuar në fund të vitit të kaluar.

Një zyrtar i qeverisë irakiane tha se zgjatja e mandatit për rreth 100 pjesëtarë të trupave britanike u bë për të ndihmuar trupat irakiane në mbrojtjen e terminaleve të naftës nga sulmet.

Me rezervat e naftës që i ka, Iraku është i treti në botë dhe është duke bërë përpjekie për të rifilluar prodhimin, me të cilin do të krijoheshin fonde për t’i ripërtrirë dëmet, që i kanë shkaktuar sanksionet dhe lufta.
XS
SM
MD
LG