Ndërlidhjet

Çekia nuk do t'i zvoglojë trupat në Kosovë


Republika e Çekisë për momentin nuk do ta zvoglojë numrin e ushtarëve në Kosovë, ndërsa vitin e ardhshëm do të dërgojë në kuadër të KFOR-it 550 trupa, aq sa shërbejnë sot në bazën në Shajkovc, ka thënë ministri i Mbrotjes, Martin Bartak.

Lidhur me vendimin e NATO-s për reduktimin e trupave të KFOR-it, ai ka thënë se kjo nuk do të thotë asgjë për Çekinë.

“Ne e kemi mandatin siç e kemi miratuar në qeveri dhe ia kemi dërguar parlamentit, deri 550 ushtarë për vitin 2010”, ka thënë Bartak për të përditshmen “Pravo”.
XS
SM
MD
LG