Ndërlidhjet

Tadiq pranoi ambasadorin e ri maqedonas


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka marrë letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Maqedonisë, Lubisha Georgijevski, pas dëbimit të paraardhësit i tij, tetë muaj më parë, kur Shkupi njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Zyra për informim e presidentit serb.

Beogradi u kishte kërkuar ambasadorëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi të largohen në tetor të vitit të kaluar, për shkak se qeveritë e tyre njohën pavarësinë e Kosovës.

Mali i Zi ende nuk e ka emëruar ambasadorin e ri në Beograd.
XS
SM
MD
LG