Ndërlidhjet

Iran: Musavi kërkon anulimin e zgjedhjeve


Kandidati presidencial në Iran, Mir Hosein Musavi, që humbi në zgjedhje, tha sot se ka kërkuar nga Këshilli Mbrojtës, që t’i anuloj zgjedhjet presidenciale.

Ai tha se anulimi i rezultateve është e vetmja mënyrë “për mbajtjen e besimit dhe mbështetjes për qeveri”.

Sipas zotit Musavi, votimet ishin të përshkuara me mashtrime masive.

Ai kërkoi nga mbështetësit që të vazhdojnë me protesta paqësore.

Më herët gjatë ditës, policia iraniane hodhi gaz lotësjellës kundër protestuesve në Teheran.

Një zyrtar i lartë i policisë në Teheran tha se janë arrestuar afro 170 vetë, për shkak të protestave masive pas zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG