Ndërlidhjet

Irak: Vazhdon tërheqja e forcave amerikane


Shumica e trupave amerikane tanimë gjenden jashtë qyteteve irakiane. Komandanti i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, Rej Odierno, tha se pjesa më e madhe e trupave amerikane janë vendosur jashtë qyteteve irakiane dhe se zhvendosja nga qendrat urbane është duke vazhduar.

Kohë më parë ishin ngritur shqetësime sipas të cilave forcat amerikane do të qëndronin në Moseul, një qytet në veri të Irakut, i cili vlerësohet se është bastioni i fundit i al-Kaidës në këtë vend. Por, gjenerali Odierno theksoi se forcat amerikane do të largohen edhe nga Mosuli.

Një numër i pacaktuar i trupave amerikane do të mbetet në qytetet në Irak, për aspekte trajnuese dhe këshilluese.
XS
SM
MD
LG