Ndërlidhjet

Protestat në mbështetje të Musavit


Teheran, 15 qershor '09.
Teheran, 15 qershor '09.
Në Teheran, të hënën, është shënuar protesta më e madhe popullore që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979. Sipas njoftimeve, rreth një milion njerëz kanë protestuar në rrugët e Teheranit, kundër rezultatit të zgjedhjeve. Është raportuar për shtatë protestues të vrarë.

Ndërkaq, sot, Këshilli Mbrojtës i Iranit, trupi më i lartë legjislativ i vendit, ka njoftuar se është i gatshëm për të rinumëruar votat kontestuese, nëse gjenden parregullsi në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën më 12 qershor.

Zëdhënësi i Këshillit ka thënë se trupi legjislativ “është i gatshëm t’i numërojë votat kontestuese, kërkuar nga disa kandidatë, në praninë e përfaqësuesve të tyre”.

Kundër-kandidatët e Mahmud Ahmadinexhadit, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë thënë se duan të mbahen zgjedhje të reja, më mirë se të bëhet rinumërimi i “ca kutive të votimit”.

Musavi dhe Karubi kanë pësuar disfatë, bazuar në rezultatet fillestare të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG