Ndërlidhjet

Obama: Qeveria e Iranit të ndalë dhunën


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i bëri thirrje qeverisë së Iranit që t’i ndalë “të gjitha aksionet e dhunshme dhe të padrejta kundër popullit të vet”.

Ai tha se duhet të respektohen të drejtat universale të tubimit dhe lirisë së shprehjes.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë pranë me të gjithë ata që kërkojnë t’i ushtrojnë këto të drejta”.

Deklarata e Obamës u bë pas shtypjes së dhunshme të protestave të fundit në Teheran.
XS
SM
MD
LG