Ndërlidhjet

Obama: Jemi gati për çdo raketë nga Korea Veriore


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme për çdo lansim të mundshëm të raketës nga Korea e Veriut.

I pyetur nëse këto komente janë paralajmërim për përgjigje ushtarake, Obama tha 'Jo'.

Korea e Veriut kreu një provë bërthamore në 25 maj dhe mund të përpiqet të lansojë një raketë me rreze të gjatë veprimi drejt Havajit, pasi Kombet e Bashkuara e ndëshkuan Phenianin duke i shtrënguar sanksionet.
XS
SM
MD
LG