Ndërlidhjet

Ebadi: BE dhe OKB të dërgojnë emisarë në Iran



Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, u ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë emisarë special në Iran me qëllim që të ndalen masat e dhunshme të qeverisë ndaj demonstruesve të opozitës.

Ebadi e bëri këtë kërkesë në Bruksel pas një takimi me presidentin e Parlamentit Evropian, Hans-Gert Potering.

Ajo u takua edhe me shefin e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana.

Qeveria e Iranit, të martën, akuzoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për ndërhyrje në punët e brendshme të këtij shteti, pasi që Ban kërkoi ndaljen e dhunës.

Teherani ka drejtuar akuza të ngjashme edhe ndaj Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG