Ndërlidhjet

logo-print

Tubim për shkatërrimin e bombave thërrmuese


Përfaqësuesit e më se 80 vendeve e kanë filluar konferencën dyditëshe për vlerësimin e progresit të arritur në shkatërrimin e bombave thërrmuese të tyre, pas arritjes së marrëveshjes për ndalimin e tyre, në vitin 2008.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Rusia dhe Gjeorgjia, vende që kanë përdorur bomba të këtilla gjatë viteve të kaluara dhe që refuzojnë ta nënshkruajnë këtë marrëveshje, nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Kina, India dhe Pakistani po ashtu nuk po marrin pjesë.

Vitin e kaluar, afro 100 vende, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë, Australinë dhe Japoninë, u pajtuan që t’i ndalojnë bombat thërrmuese, duke e nënshkruar Marrëveshjen për Bomba Thërrmuese.
XS
SM
MD
LG