Ndërlidhjet

Serbia reagon për lirimin e Agim Çekut



Zyrtarët serbë thanë se lëshimi i ish kryeministrit të Kosovës nga paraburgimi në Bullgari do të rrezikonte marrëdhëniet në mes të vendeve të Ballkanit.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i ka bërë thirrje Bullgarisë t’ia sqarojë lirimin nga paraburgimi të ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.

“Mënyra se si ka reaguar Bullgaria nuk i ka kontribuar marrëdhënieve në mes të shteteve tona”, u ka thënë Tadiq gazetarëve.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se lirimi i ish-kryeminsitrit shqiptar, siç u shpreh, "përbën një goditje të rëndë për drejtësinë ndërkombëtare."

Një gjykatë bullgare vendosi të enjten për të liruar nga paraburgimi, Agim Çekun, dy ditë pasi ai u kap me një urdhër-arrest ndërkombëtar të kërkuar nga Serbia, si i dyshuar për krime lufte.
XS
SM
MD
LG