Ndërlidhjet

Sara Pejllin në Kosovë


Ish-kandidatja për nënpresidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e republikanëve, Sara Pejllin, ka qëndruar në Kosovë për të vizituar trupat e Alaskës që veprojnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë.

Guvernatorja e Alaskës, Pejllin, e shoqëruar nga disa liderë ushtarakë të Alaskës qëndroi në kampin Bondstill në Ferizaj, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Në muajin maj, këtë kamp e vizitoi nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, gjatë turneut të tij disaditor në Ballkan.
XS
SM
MD
LG