Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar 8 punojnës të ambasadës britanike


Raportohet se tetë punonjës iranianë të ambasadës britanike në Teheran janë arestuar për involvim aktiv në trazirat e pas-zgjedhjeve në Iran.

Agjencia gjysmë-zyrtare Fars raporton se 8 veta, “që kishin rol të konsiderueshëm në trazirat aktuale, janë marrë në arrest”.

Kjo agjenci, pa e dhënë burimin, akuzon se ata “kishin luajtur rol aktiv” në nxitjen e trazirave lidhur me zgjedhjet e konstestuara të 12 qershorit.

Irani ka akuzuar fuqitë perëndimore, Britaninë dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, se kanë nxitur protesta të gjëra në rrugët e Teheranit, pasi president është rizgjedhur Mahmud Ahmadinexhadi.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG