Ndërlidhjet

Rama: Numërimi i votave po degjeneron


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se procesi i numërimit të votave po degjeneron, për shkak të krijimit të një amullie në zonat e mëdha.

Ai ka thënë se në terren po futen njerëz të veshur me pushtet, që po ndërhyjnë për bllokimin e qendrave të numërimit në Lushnje, Fier dhe Elbasan.

“Shfaqjet e tilla nuk nderojnë vendin tonë dhe nuk përbëjnë asnjë arsye për t’u krenuar”, ka thënë Rama.
XS
SM
MD
LG