Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësine për helikopterin pakistanez


Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një helikopteri ushtarak me ç’rast u vranë 26 anëtarë të personelit të sigurisë në veri-perëndim të Pakistanit.

Një zëdhënës i talibanëve të rajonit Darra Adam Kel u tha mediave se ata janë përgjegjës për aksidentin e helikopterit.

Sidoqoftë, zyrtarët ushtarakë të Pakistanit hodhën poshtë këtë pretendim duke thënë se helikopteri u rrëzua “për shkaqe teknike” rreth 20 kilometra në afërsi të Peshavarit.
XS
SM
MD
LG