Ndërlidhjet

Obama mohon spekulimet karshi Iranit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mohuar që Shtetet e Bashkuara t’i kenë dhënë “dritën e gjelbër” Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

I pyetur nga televizioni CNN, se a i ka dhënë Uashingtoni Izraelit miratimin për të sulmuar objektet bërthamore, Obama tha:

“Absolutisht jo”, duke shtuar se çështja e kapacitetit bërthamor të Iranit ”duhet të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike”.

Të hënën, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund t’ia diktojnë një shteti tjetër sovran (Izraelit) se çka mund të bëjë e çka jo”.

Kjo deklaratë u interpretua si mbështetje amerikane për sulmet eventuale izraelite karshi objekteve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG