Ndërlidhjet

Klinton: Më shumë sanksione për Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Uashingtoni mund të kërkojë më shumë sanksione kundër Iranit nëse dështon politika aktuale e Shtëpisë së Bardhë ndaj Teheranit.

Ajo theksoi se qasja ndaj Iranit mund të mos funksionojë, marrë parasysh shtypjen e fundit të protestave pas zgjedhjeve të diskutueshme të qershorit në këtë vend.

Shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Majk Mullen, tha se është e vështirë të arrihet një zgjidhje para se Irani të zhvillojë armë bërthamore, që do të shtynte Izraelin ose SHBA-të t'i përgjigjen me një sulm ushtarak.

Irani ka mohuar se po përpiqet të krijojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG