Ndërlidhjet

Pilaj kërkon largimin e murit në Izrael


Një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara tha se Izraeli duhet të largojë murin në Bregun Perëndimor.

Komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, bëri këtë kërkesë për të shënuar 5 vjetorin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kishte shpallur këtë barrierë ndarëse si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtat e palestinezëve.

Muri hyn në disa pjesë të territorin palestinez.

Izraeli kishte filluar ndërtimin e tij në vitin 2002 për të ndalur valën e atëhershme të sulmeve vetvrasëse.

Palestinezët thonë se ndërtimi i murit është një rrëmbim i tokës që largon njerëzit nga fermat dhe prona e tyre.

Pilaj tha se Izraeli duhet të “thej murin” dhe "të bëjë dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit".

Ministria e Jashtme e Izraelit nuk komentoi këtë gjë.
XS
SM
MD
LG