Ndërlidhjet

Rusia kritikon rezolutën e OSBE-së


Rusia ka kritikuar një rezolutë evropiane, e cila e barazon rolin e Gjermanisë së Hitlerit me Bashkimin Sovjetik të Stalinit, në lidhje me fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Javën e kaluar, Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) miratoi rezolutën dhe kërkoi që 23 gushti të shënohet si ditë përkujtimore për viktimat e stalinizmit dhe nazizmit.

Në atë ditë, në vitin 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një pakt të fshehtë, me të cilin Evropën Lindore e ndanin ndërmjet vete.

Lufta e Dytë Botërore filloi një javë pas kësaj ngjarjeje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Andrej Nesterenko, tha se rezoluta është një “përpjekje për të shtrembëruar historinë” dhe nuk i kontribuon “krijimit të një atmosfere të besimit dhe bashkëpunimit”.
XS
SM
MD
LG