Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Koresë Veriore të falë gazetaret


Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje Koresë Veriore të falë dy gazetare amerikane, të cilat ishin burgosur për hyrje ilegale në këtë shtet.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri këtë kërkesë pasi njëra nga gazetaret e arrestuara, përmes telefonit, i tregoi motrës së saj se ajo dhe shoqja e saj kanë thyer ligjin verikorean.

Laura Ling dhe Euna Li, të cilat punojnë për grupin amerikan medial Current TV, u arrestuan në mars, në afërsi të kufirit ndërmjet Kinës dhe Koresë Veriore.

Një gjykatë verikoreane i dënoi ato me 12 vjet qëndrimi në një kamp të punës.
XS
SM
MD
LG