Ndërlidhjet

Medvedev: Mburoja amerikane raketore-pengesë


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se planet e Shteteve të Bashkuara për instalimin e një sistemi mbrojtës raketor në Evropën Qendrore mund të pengojnë marrëveshjen bilaterale Uashington-Moskë për reduktimin e armëve bërthamore.

Duke folur në samitin e G8-ës në Itali, Medvedev ritheksoi ekzistimin e një kërcënimi për vendosjen e raketave në Kalingrad, një enklavë perëndimore e Rusisë, po qe se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me planet për mburojën raketore.

Komentet e presidentit rus erdhën një ditë pasi Agjencia për Mbrojtje Raketore e Pentagonit bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë bashkëpunimin e plotë të Moskës në zgjidhjen e mospajtimeve për mburojën amerikane raketore.
XS
SM
MD
LG