Ndërlidhjet

Urumqi: Numri i të plagosur më i madh


Numri i të plagosurve në trazirat etnike në provincën kineze, Sinxhang, është rritur në 1680, kanë njoftuar autoritetet në Kinë.

Ky numër është për 600 më i madh se ai që ishte dhënë më parë.

Në trazirat më të ashpra etnike, që janë parë në Kinë për disa dekada, janë vrarë 183 vetë, prej tyre 137 pjesëtarë të popullit kinez Han dhe 46 ujgurë myslimanë.

Pjesëtarët e pakicës ujgure thonë se numri i të vrarëve është më i madh.
XS
SM
MD
LG