Ndërlidhjet

Thaçi: Beogradi mendon për njohjen e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Beogradi ka filluar të mendoj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bisedën me gazetarët e mediave të Serbisë, që po e vizitojnë Kosovën, ai mëtutje, ka thënë se këtë konstatim e mbështet në disa biseda me liderët politikë të Beogradit, duke mos dashur që të precizoj se cilët ishin ata liderë.

Duke u shprehur për gjendjen në veri të Kosovës, kryeministri Thaçi, ka thënë se atje janë aktivë individët me qëndrime radikale, të cilët nuk kanë pasur sukses në realizimin e qëllimeve të tyre dhe të cilët, deri tash, e kanë pasur mbështetjen e Beogradit.

Duke u shprehur për akuzat ndaj shqiptarëve, që janë ngritur në Serbi dhe nëpërmjet Interpolit, ai tha se kjo politikë është për keqardhje.

“Për Beogradin është më mirë, që të merret me ardhmërinë evropiane të Serbisë se sa me akuzat, me të cilat qeshen të gjithë”.
XS
SM
MD
LG