Ndërlidhjet

logo-print

SHBA- Gjeorgji: Ushtrim i përbashkët ushtarak


Marinarët e Shteteve të Bashkuara dhe rojet bregdetare të Gjeorgjisë kanë filluar ushtrimet e përbashkëta në Detin e Zi, për herë të parë që nga lufta ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008.

Në ushtrime përfshihet një anije ushtarake amerikane-USS Staut.

Komandanti i USS Stautit, Mark Oberli, tha se ushtrimet do të përfshijnë trajnime në teknikat e zjarrfikësve, kontrollin e dëmtimeve, kapjen e anijeve armiqësore dhe manovrimet e përbashkëta.
XS
SM
MD
LG