Ndërlidhjet

Honduras: Përfundojnë bisedimet pa rezultat


Bisedimet për zgjidhjen e krizës së lidershipit të Hondurasit kanë përfunduar pa rezultat, pasi negociatorët dështuan të arrijnë një kompromis për rikthimin e presidentit të dëbuar të këtij vendi, Manuel Zelaja.

Presidenti i Kosta-Rikës, Oskar Arias, tha se për të gjetur një zgjidhje, do të vazhdoj të ndërmjetësojë bisedimet ndërmjet dy palëve edhe për tri ditët e ardhshme.

Por, një përfaqësues i qeverisë së përkohshme të Hondurasit, Karllos Lopes, tha se është e “papranushme” që Zelaja të kthehet në postin e presidentit, siç ka propozuar Arias.
XS
SM
MD
LG