Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-India arrijnë marrëveshje për armët


Shtetet e Bashkuara dhe India janë pajtuar për një paketë mbrojtëse, me të cilën do të hapet rruga për shitjen e armëve të sofistikuara amerikane në Indi.

Arritja e kësaj marrëveshje u publikua gjatë vizitës triditëshe së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në Nju Delhi.

Ajo bëri të ditur miratimin e Indisë për lokacionet për vendosjen e dy reaktorëve bërthamor të Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

Pritet që, në pesë vitet e ardhshme, India të shpenzojë rreth 30 milionë dollarë në ripërtrirjen e arsenalit të armëve.
XS
SM
MD
LG