Ndërlidhjet

Bajden pritet të arrijë në Gjeorgji


Zëvendëspresidenti amerikan, Xhozef Bajden, sot e përfundon vizitën në Ukrainë dhe niset për në Gjeorgji.

Gjatë qëndrimit në Kiev, zoti Bajden i tha presidentit Viktor Jushçenko se Shtetet e Bashkuara e mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur se në cilat aleanca dëshiron të anëtarësohet.

Ai, po ashtu, tha se Uashingtoni nuk njeh “çfarëdo sfere të interesit”.

I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, e kritikoi udhëtimin e zëvendëspresidentit Bajden në Ukrainë dhe në Gjeorgji, duke vlerësuar se ky turne është një “psikoterapi”, që ka për qëllim konfrontimin e dy vendeve.

Sipas zotit Rogozin, asnjëri shtet nuk ka gjasë që së shpejti të anëtarësohet në NATO.
XS
SM
MD
LG