Ndërlidhjet

Trupat iraniane qëllojnë protestuesit?


Teheran
Teheran
Videoja, e cila është postuar në Youtube, paraqet forcat iraniane të sigurisë, duke qëlluar me armë automatike protestuesit. Ajo është postuar më 20 qershor dhe thuhet se ngjarja ka ndodhur në Teheran. Por, Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të vërtetojë as datën, e as vendndodhjen e incidentit.

Spektatorët që kanë filmuar, janë shprehur të tmerruar derisa protestuesit duket të jenë qëlluar në këmbë nga një grup i uniformuar i sigurisë. Nëse kjo vërtetohet, do të përgënjeshtrohen deklaratat e zyrtarëve se forcat iraniane të sigurisë nuk kanë qenë të armatosura me armë apo municion tjetër.

XS
SM
MD
LG