Ndërlidhjet

Kuçi: Të informohemi për takimet EULEKS-Serbi


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka kërkuar sot nga shefi i misionit të Bashkimit Evropian, EULEKS, Iv de Kermabo, që institucionet e Kosovës të informohen për bisedimet me Serbinë.

“Jam i sigurt se do të jeni dakord që Kosova duhet të jetë plotësisht e informuar lidhur me çdo diskutim, që zhvillon EULEKS-i me shtetin e Serbisë, lidhur me Kosovën”, thuhet, pos tjerash, në letrën e Hajredin Kuçit dërguar zotit Kermabo.

Kjo letër u shkrua pas raporteve se misioni EULEKS po zhvillon diskutime me Serbinë për Protokolet për Polici, Drejtësi dhe Dogana.
XS
SM
MD
LG