Ndërlidhjet

Afganistan: Sulme vetëvrasëse në Khost


Zyrtarët afganë thonë se sulmuesit vetëvrasës me bomba, kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në qytetin lindor, Khost.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zemeri Bashari, tha se të gjithë sulmuesit janë vrarë, por Ministria e Mbrojtjes, më vonë, njoftoi se mund të ndodhë që 8 sulmues të kenë ikur.

Sipas ministrisë, nuk është vrarë asnjë pjesëtar i forcave qeveritare, por janë plagosur tre policë dhe 11 civilë.

Ministria e Brendshme njoftoi se militantët, të armatosur me pushtë automatike dhe me granata, kanë sulmuar në disa vende, por forcat e sigurisë ia dolën t’i vrajnë para se ata të arrinin te caqet e tyre.

Afganistani po përgatitet për zgjedhjet presidenciale më 20 gusht. I dërguari amerikan, Riçard Hollbruk, tha se mbajtja e zgjedhjeve në mes të luftës do të jetë “jashtëzakonisht e vështirë”.
XS
SM
MD
LG