Ndërlidhjet

Kirgizi: Konfirmohet fitorja e Bakievit


Presidenti i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, është shpallur zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar.

Autoritetet e zgjedhjeve thanë se ai ka fituar një mandat të dytë me 76.12 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Almazbek Atambaev, ka fituar vetëm 8 për qind.

Opozita i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale të 23 qershorit si mashtrim.

Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka vlerësuar se votimet nuk kanë arritur kriteret e zgjedhjeve demokratike.
XS
SM
MD
LG