Ndërlidhjet

logo-print

EULEKS-i e filloi procesin kundër një serbi


Në pjesën veriore të Mitrovicës, misioni i Bashkimit Evropian, EULEKS, e ka filluar procesin gjyqësor kundër serbit Predrag Gjorgjeviq, i akuzuar për terrorizëm, përpjekje për vrasje dhe nxitje të urrejtjes nacionale, religjioze dhe raciale.

Aktakuzën e përfaqëson prokurorja franceze, Izabel Arnal.

I akuzuari Gjorgjeviq ishte arrestuar më 14 qershor të vitit 2008, meqë para stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, ka shtënë me armë zajrri dhe ka plagosur një polic të Kosovës.

Ai, poashtu, akuzohet se po këtë ditë, në një xhami në jug, ka vendosur një flamur të Serbisë.

Avokati i të akuzuarit ka thënë se Gjorgjeviq është shprehur se “është i pafajshëm”.

Në Këshillin e Gjyqit janë gjyqtarët nga Hungaria, Holanda dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG