Ndërlidhjet

Venezuela tërheq ambasadorin nga Kolumbia


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka tërhequr ambasadorin nga Kolumbia dhe ka ngrirë të gjitha marrëdhëniet me këtë shtet, si shenjë proteste ndaj deklaratës së Bogotës se armët e gjetura në një depo të fshehtë të rebelëve, kishin hyrë nga Venezuela.

Çavez akuzoi qeverinë e presidentit Alvaro Uribe për veprim “të papërgjegjshëm”.

Ai tha se nuk ka dëshmi, të cilat mund të vërtetonin se lansueset e raketave anti-tanke, të prodhuara në Suedi, kishin hyrë nga Venezuela.

Suedia ka konfirmuar se ky armatim i ishte shitur Venezuelës.
XS
SM
MD
LG