Ndërlidhjet

Su Kji: Vendimi i gjyqit është i qartë


Grupi mbrojtës i lideres së opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji, ka dorëzuar argumentet finale, duke mbyllur rastin para shpalljes së vendimit final të premtën.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe përballet me mundësinë e burgimit prej pesë vjetësh, për shkak të shkeljes së arrestit shtëpiak, kur një burrë amerikan, pa leje zyrtare, hyri në shtëpinë e saj në Jangon.

Gjatë seancës gjyqësore, Su Kji falënderoi diplomatët ndërkombëtarë për "përpjekjet për të arritur një vendim të drejtë", por tha se nuk ishte optimiste dhe se vendimi ishte "i qartë."

Udhëheqësja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Su Kji, është mbajtur nën arrest shtëpiak për 13 nga 19 vjetët e kaluar.
XS
SM
MD
LG