Ndërlidhjet

Spanjë: Shtohen forcat e sigurisë


Forcat e sigurisë në Spanjë kanë rritur gatishmërinë në nivelin alarmues, me rastin e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të grupit separatist bask-ETA.

Në prag të përvjetorit, Spanja është goditur nga dy sulme me boma në dy ditët e fundit, incidente këto, për të cilat autoritetet besojnë se është përgjegjëse ETA.

Të enjtën, dy policë u vranë si pasojë e shpërthimit të një bombe në ishullin Majorka, ndërsa të mërkurën nga shpërthimi i një bombe veturë në qytetin Burgos, u plagosën rreth 60 njerëz.

ETA është themeluar më 31 qershor të vitit 1959 dhe thuhet se është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 800 njerëzve që nga fillimi i fushatës së dhunshme për krijimin e shtetit bask më 1968.
XS
SM
MD
LG