Ndërlidhjet

Rusia: Gjeorgjia përgatitet për “agresion”


Zëvendësshefi rus i stafit tha se Gjeorgjia po riarmatoset për t’u përgatitur për një “agresion” të ri.

Këto komente, Anatoli Nogovitsin i bëri gjatë një konference për media në prag të shënimit të njëvjetorit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Tensionet ndërmjet dy vendeve janë në rritje.

Të martën, Moska bëri të ditur se forcat ushtarake ruse në Osetinë Jugore janë në gjendje gatishmërie për t’ju përgjegjur çfarëdo “provokimi” eventual nga ana e Gjeorgjisë.

Që nga lufta e gushtit të kaluar, Rusia ka njohur pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë.
XS
SM
MD
LG