Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Gjeorgjia të mos furnizohet me armatim


Ministria e jashtme e Rusisë sot ka përsëritur kërkesën e Moskës, që vendet perëndimore ta ndalin furnizimin e Gjeorgjisë me armatim.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Andrei Nesterenko, tha se mbështetja e tillë ushtarake ndikon që autoritetet e Gjeorgjisë të mendojnë se ata mund “t’i zgjidhin problemet e tyre me mjete ushtarake”.

- Është vështirë të mbivlerësohet nevoja për secilin vend, që të përmbahet për një periudhë të zgjatur kohore, nga furnizimi me armatim ofensiv për Gjeorgjinë. Furnizimi masiv me armatim nga jashtë, gjatë viteve të kaluara, u ka krijuar liderëve gjeorgjianë një iluzion për zgjidhjen e problemeve të tyre me metoda ushtarake, tha Nesterenko.

Nesër, shënohet njëvjetori i luftës së shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë, lidhur me rajonin gjeorgjian, Osetia Jugore.

Në prag të këtij përvjetori, të dy vendet kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për përgatitje për agresion të ri ushtarak.
XS
SM
MD
LG