Ndërlidhjet

Britania dhe Irani shkëmbejnë kritika


Britania dhe Irani kanë shkëmbyer kritika të ashpra me njëri tjetrin ndërkohë që në Teheran vazhdon gjykimi masovik i protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Hossen Rassam, një i punësuar lokal në ambasadën britanike në Teheran.

Sekretari i Jashtëm britanik Dejvid Miliband e quajti gjykimin e tij “provokacion”.

Sot gazeta proqeveritare iraniane “Iran” i ripërsëriti akuzat për lidhjen e Britanisë me protestat, duke e quajtur ambasadën britanike "seli e komandës së grusht shtetit”.

Gazeta “Kajhan” e quajti Londrën “dhomë komanduese e trazirave të rrugës në Teheran, me bashkëpunimin e Uashingtonit dhe Tel Avivit”.
XS
SM
MD
LG