Ndërlidhjet

Ushtari i rrëmbyer amerikan është i gjallë


Komandanti taliban, i cili e mban ushtarin e rrëmbyer amerikan në Afganistan tha se talibanët presin përgjigje para se të vendosin për fatin e amerikanit.

Ky është lajmi i parë për ushtarin Bowe Bergdal, 23 vjeç, prej videos së 18 korrikut të cilën e publikuan talibanët.

Maulvi Sangin, komandant taliban në Afganistanin lindor, tha se fati i ushtarit është në duart e talibanëve nën udhëheqjen e Mulla Omarit.

Më herët, zëdhënësi i Sangin tha se ushtari mund të vritet nëse SHBA-të nuk i ndalin sulmet ajrore në dy zonat në Afganistanin lindor.
XS
SM
MD
LG