Ndërlidhjet

BN kundër dënimit të San Su Ki-së


Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dënimin shtesë ndaj kreut të opozitës në Mianmar.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Aung San Su Ki nuk duhet as të dilte para gjyqit, as të dënohej. Bashkimi Evropian deklaroi se do të merrte masa shtesë ndaj regjimit në Mianmar.

Gjykata në Mianmar e ka shpallur fajtore lideren e opozitës demokratike Aung San Su Ki për shkak se e ka shkelur ligjin dhe ka urdhëruar dënim shtesë prej 18 muajsh me arrest shtëpiak.

Suu Ki, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ka qenë në arrest shtëpiak 14 nga 20 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG