Ndërlidhjet

Nokia e Microsoft arrijnë marrëveshje


Microsoft, kompania më e madhe e prodhimit të programeve kompjuterike dhe Nokia, kompania që kryeson prodhimin e telefonave të dorës kanë nisur një bashkëpunim të ri.

Marrëveshja më e fundit i lejon përdoruesve të Nokias të kenë qasje në programin Microsoft Office në telefonat e tyre mobilë.

Kjo i mundëson Microsoftit të hyjë dhe në tregun e celularëve, duke zgjeruar tregun e vetë tradicional që është në fushën e kompjuterave.
XS
SM
MD
LG