Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq K. Bejkon, ish zëdhënës i Pentagonit


Kenet Bejkon, ish zëdhënës i Pentagonit në administratën e ish presidentit, Bill Klinton, ka vdekur mbrëmë nga kanceri i lëkurës, në moshën 64 vjeçare.

Për vdekjen e tij njoftoi grupi Refugji Interneshënel, me seli në Uashington, të cilin i ndjeri Bejkon e kishte udhëhequr që nga viti 2001.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se “shumica e amerikanëve e mbajnë mend atë si një zë gjakftohë civil të Departamentit të Mbrojtjes”.

I ndjeri Bejkon ishte zëdhënës i Pentagonit edhe gjatë operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG