Ndërlidhjet

Ingusheti: 12 të vrarë nga kamioni bombë


Zyrtarët në qytetin jugor të Rusisë, Nazran, thanë se të paktën 12 persona janë vrarë nga një kamion bombë që sulmoi selinë e policisë lokale.

Prokurorët thonë se kamioni goditi portat e kompleksit policor ndërsa zyrtarët ishin rreshtuar për të filluar ndërrimin e mëngjesit.

Së paku 60 të tjerë raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi, përfshirë 9 fëmijë.

Nazrani është qyteti kryesor i republikës ruse të Ingushetisë, një rajon që ka parë sulme të shpeshta mbi policinë nga militantët islamikë osë luftëtarë të lidhur me klanet kriminale.
XS
SM
MD
LG