Ndërlidhjet

Afganistan: Mbyllet fushata zgjedhore


Sot mbyllet fushata për zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Në debatin e organizuar të dielën mes kandidatëve presidencial, dy nga pjesëmarrësit akuzuan presidentin aktual Hamid Karzai për aleanca kundërthënëse, siç ishte dhe ajo me Abdul Rashid Dostumin, udhëheqësin uzbek të një grupimi ushtarak, të kthyer së fundi nga mërgimi.

Në mesin e kandidatëve favoritë është dhe Abdullah Abdullah, ish ministër i jashtëm i Afganistanit pas rrëzimit të regjimit taleban.
XS
SM
MD
LG